Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prizren: Ruzhdi Rexha pėrkrah PDK-sė, LDD-ja pėrkrah LDK-sė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Lukas

Lukas


Male
Numri i postimeve : 919
Age : 38
Localisation : Peja
Votė : 4
Pikėt : 834
Registration date : 18/11/2008

Prizren: Ruzhdi Rexha pėrkrah PDK-sė, LDD-ja pėrkrah LDK-sė Empty
MesazhTitulli: Prizren: Ruzhdi Rexha pėrkrah PDK-sė, LDD-ja pėrkrah LDK-sė   Prizren: Ruzhdi Rexha pėrkrah PDK-sė, LDD-ja pėrkrah LDK-sė I_icon_minitimeSat Dec 05 2009, 14:23

Prizren: Ruzhdi Rexha pėrkrah PDK-sė, LDD-ja pėrkrah LDK-sė 1z5lowh

Partia Demokratike e Kosovės ka arritur njė marrėveshje nė Prizren, nga e cila shpreson qė ta ruajė komunėn tė cilėn e kontrollon qė nga viti 2007. Nė pasditen e sė premtes, siē bėn tė ditur e pėrditshmja Express, kandidati i kėsaj partie pėr kryetar komune, Ramadan Muja ka nėnshkruar marrėveshje me rivalin e tij tė raundit tė parė, Ruzhdi Rexha nga koalicioni LDD-AKR.
Dėshmitar i arritjes sė kėsaj marrėveshjeje ka qenė edhe vetė kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, i cili ka qėndruar nė Prizren tė premten pasdite pėr tė qenė i pranishėm nė kėtė ngjarje.

Si pjesė e marrėveshjes, Rexha do tė jetė pjesė e ekipit tė Ramadan Mujės nė fushatėn shtatėditore tė garės sė balotazhit. E nėse Muja fiton zgjedhjet, atėherė Ruzhdi Rexha do tė jetė nėnkryetar i komunės, bėn tė ditur kjo gazetė

Nė raundin e parė tė zgjedhjeve, Ruzhdi Rexha, si kandidat i pėrbashkėt pėr kryetar komune nė Prizren, nga koalicioni LDD-AKR, mori 14 pėr qind tė votave, pėrkatėsisht 7,273 , pėrgjysmė mė shumė se LDD-ja e cila ka marrė 3.506 vota dhe do tė pėrfaqėsohet nė Kuvend me 3 kėshilltarė komunalė.

Por Rexha nuk ka pas vetes subjektin e tij politik nė kėtė marrėveshje, pasi qė, ditė mė parė, Dega e LDD-sė nė Prizren zyrtarizoi mbėshtetjen pėr rivalin e Ramadan Mujės, kandidatin e PDK-sė, Hanefi Muharremi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.Beni-Forum.De
 
Prizren: Ruzhdi Rexha pėrkrah PDK-sė, LDD-ja pėrkrah LDK-sė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..! :: SHTYPI & POLITIKA :: Lajmet nga Kosova-
Kėrce tek: